Ronaldo me het-trik në fitoren e Portugalisë (Video)

Share Messenger

Portugalia i ka mposhtur 5:1 Ishujt Faroe.

Portugalia ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në Grupin B për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, duke i mposhtur Ishujt Faroe 5:1.

Në këtë ndeshje shkëlqeu ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili realizoi het-trik (3’, 29’ dhe 65’), derisa golat tjerë i shënuan William Carvalho (58’) dhe Nelson Oliveira (84’).

Për mysafirët golin e nderit e shënoi Rogvi Baldvinsson (38’).

Pas kësaj fitore, Portugalia ka shkuar në kuotën e 18 pikëve, tri më pak se lideri Zvicra.

 

Share Messenger

Më të lexuarat