Ronaldo: Kurrë nuk do të luaj në këtë pozicion

Share Messenger
Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të luaj në rolin e qendër sulmuesit.

Portugezi që sezonin e fundit në formacionin e Realit i është afruar shumë zonës së rreptësisë duke shënuar gola me goditjen e parë, gjatë një interviste për mediet kineze, transmetuar nga ‘A Bola’, ka thënë se dëshiron të jetë i lirë në fushë, gjë e cila i mundëson të jap më të mirën nga vetja e tij.

“Mund të ju garantoj që kurrë nuk do të luaj në qendër të sulmit. Është e vërtetë që nuk jam lojtari i njëjtë që isha para 10 vite te Sporting e pastaj te Manchester United”, ka deklaruar Ronaldo.

“Kam menduar mirë, kam potencial që bëjë më shumë se kaq, duhet të luaj më afër golit, të jem i lirë dhe të kem më shumë mundësi të shënojë. Ndoshta ndonjëherë dukem si ‘9’, por nuk jam”, ka vazhduar ai.

Share Messenger

Më të lexuarat