Ronaldo ishte shumë pranë largimit nga Juventusi dhe kalimit te Paris Saint-Germaini

Share Messenger

Cristiano Ronaldo ishte i pakënaqur dhe ishe pranë t’i bashkohej Paris Saint-Germainit para se të shpërthente pandemia COVID-19, raportojnë mediat në Francë.

35-vjeçari iu bashkua Juventusit dy vite më parë nga Real Madridi.

Siç raporton “France Football”, Ronaldo ishte i zemëruar dhe donte t’i bashkohej PSG-së pasi ai donte të luante përkrah Neymarit dhe Kylian Mbappes.

Parisi gjithashtu është një kujtesë e mirë për Ronaldon, pasi aty ai e fitoi Kampionatin Evropian me Portugalinë në vitin 2016.

Zemërimi i Ronaldos me Juventusit thuhet se ndodhi pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Lokomotivës.

Pavarësisht se Juventusi e fitoi ndeshjen me rezultat 2:1, Ronaldo nuk shënoi dhe asistoi, derisa për këtë ishte i zemëruar.

Share Messenger

Më të lexuarat