Ronaldo, futbollisti i parë miliarder

Share Messenger

Cristiano Ronaldo do të jetë futbollisti i parë dhe sportisti i tretë në histori që do të bëhet miliarder.

Asi i Juventus, Ronaldo, do të jetë i treti pas Tiger Woods dhe Floyd Mayweather që në pasurinë e tij do të kap shifrën e miliardit.

Edhe pse Juventus ka njoftuar për reduktim në paga, kjo nuk do ta afektojë shumë Ronaldon, i cili falë brendit të tij fitoi rreth 100 milionë vetëm në vitin 2019.

Ai pritet të kap shifrën e miliardit në sezonin 2019/20, përkundër tre muajve me pagë të reduktuar, shkruajnë mediet italiane, transmeton lajmi.net.

Messi ka fituar më shumë se portugezi gjatë vitit të kaluar, por fakti se Ronaldo ka 18 sezone të luajtura tashmë, ndihmon atë të jetë miliarderi i parë në futboll.

Në mesin e sportistëve që pritet të bëhen miliardera gjatë këtij viti është edhe Roger Federer.

Share Messenger

Më të lexuarat