Ronaldo dhuron gjak për të shpëtuar jetë

17 Shares Share Messenger

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo e ka dëshmuar disa herë vetën e tij në kauzat bamirëse.


Pasi ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, portugezi ka ndarë një pjesë nga trupi i tij për bamirësi.

Ronaldo dhuroi një qese plasma të gjakut si ndihmë për personat në nevojë.

“Motivimi! Kjo qese e plazmës mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës. Ndani një autobiografi që dhuron për të frymëzuar të tjerët!”, është shprehur 32-vjeçari, teksa mbante në duar qesen që do ta dhuronte për bamirësi.

Cristiano Ronaldo dhuron një qese plasma të gjakut si ndihmë për personat në nevojë.

Kujtojmë që Ronaldo është njëri ndër futbollistët e vetëm që refuzon të bëjë tatuazhe, vetëm e vetëm për të dhuruar çdo vit gjak për ata që kanë nevojë.

Javë më parë, futbollisti dhuroi edhe paratë nga shitja e një “Topi të Artë” për familjet që janë prekur nga tërmeti.

Share Messenger

Më të lexuarat