Ronaldo blen Super Bugatti në vlerë 10 milionë euro

Share Messenger

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, do ta shtojë një makinë të re tejet luksoze në koleksionin e tij të automjeteve të shtrenjta.

Përfaqësuesi i Portugalisë Ronaldo e ka bërë një Bugatti Centodieci, edicion i veçantë, i cili besohet se kushton rreth 10 milionë euro.

Më shumë se thjesht cmimi, kjo veturë është e vlefshme vetëm 10 sosh janë prodhuar në gjithë botën dhe Ronaldo ia ka dalë të sigurojë njërën nga to.

Besohet se kjo veturë është frymëzuar nga historia e Bugattit. Është me ngjyrë bardhezi, me motor tetëlitërsh Ë16.

Vetura e arrin shpejtësinë maksimale 380 km/h, ndërsa nga 0 deri në 100 km/h e kap për 2.6 sekonda.

Ronaldo ka shumë makina luksoze dhe përveç Bugattit, ai ka edhe marka të tjera si Ferraris, Lamborghini, Rolls Royce dhe McLaren Senna.

Share Messenger

Më të lexuarat