Ronaldo i bën dhuratë vetes, Bugatti me vlerë 8 milionë euro

Share Messenger

Cristiano Ronaldo i ka bërë një dhuratë vetes për titullin në Serie A. Ylli portugez ka blerë modelin e ri të Bugattit, Bugatti Centodieci.

Në fakt vetura është blerë me porosi speciale nga CR7 dhe ka ngjyrat e skuadrës kampione të Italisë.

Por, kompania e ka njoftuar superyllin e futbollit se porosia e tij do të zgjasë deri në vitin 2021. Bugatti Centodieci ka 1600 kuaj fuqi dhe ka vlerë plot 8 milionë euro.

Dy veturat tjera që janë në garazhën e CR7 janë Veyron Grand Sport Vitesse dhe Chiron.

Share Messenger

Më të lexuarat