Rita Ora me të dashurin fotografohen duke pritur në radhë për koncertin e Rolling Stones

Share Messenger

Rita Ora dhe Taika Waititi dukeshin shumë komodë ndërsa ndoqën koncertin e Rolling Stones në Los Angeles të enjten në mbrëmje.Çifti u panë bashkë teksa ishin kombinuar me njëri-tjetrin duke veshur nga një xhaketë prej lëkure ngjyrë të kuqe, me Ritën e cila kishte veshur me një xhaketë motoçikletash dhe Taika një xhaketë universiteti.

Këngëtarja, 30 vjeçe, i kishte lënë flokët e saj të lagura të binin rrjedhshëm pas shpinës, ndërsa regjisori 46 vjeçar, mbante një kapele ngjyrë rozë dhe të zezë, shkruan DailyMail.

Çifti u mbrojtën të dy nga COVID-19 me nga një maskë të zezë që mbanin në fytyrë.Ndërkohë në skenë, frontmeni i grupit, Mick Jagger vendosi një shfaqje tipike të animuar teksa bënte lëvizjet e tij ikonike i veshur me një xhaketë rozë.

Share Messenger

Më të lexuarat