Rita Ora në super formë, shfaq linjat trupore në LA

Share Messenger

Këngëtarja, ka kaluar kohët e fundit vetëm duke pushuar dhe relaksuar pas operacionit të bajameve.Rita, tashmë është rikuperuar dhe këtë e tregoi ditën e djeshme në Los Angeles.

Ajo doli për një shëtitje me veshje sportive ku edhe tregoi linjat e bukura trupore. 29 vjeçarja, kishte zgjedhur veshje me ngjyrë të zezë në pjesën e sipërme dhe të poshtme. Rita, dukej e mahnitshme teksa ecte rrugës ku edhe është larguar nga Britania e Madhe si shkak i të ftohtit. Artistja, tregoi barkun e bukur dhe pak nga gjoksi duke marrë vëmendje rrugës nga kalonte.Këngëtarja e hiti ‘Hot Right Know’, me këtë veshje kishte vendosur edhe një kapelë sportive në kokë, syze dhe disa bizhuteri ari.

Rita së fundi nuk ka qenë duke kaluar kohë edhe të mirë, kjo u pa në postimet e saj. Në një fotografi të publikuar në Instagram vetëm në bikine me ngjyrë të zezë ju bëri thirrje fansave të tyre që ta ruajnë shëndetin dhe veçanarisht zemrat e tyre. ‘Shijoni jetën tuaj. Ju lutem. Mbroni zemrën tuaj dhe krenohuni me ju, kishte shkruar Ora.

Në ditën e Shën Valentinit, ajo tregoi se i është nënshtruar një operacioni i cili ka qenë i dhimbshëm por ne të njëjtën kohë e ka bërë të reflektojë dhe të tregojë se sa e bukur është jeta.‘Këto 2 javë të fundit unë shkova në një operacion dhe më lejoni t’ju them, nuk ishe shaka është e dhimbshme, por në anën plus më dha kohë për të reflektuar të qetësohem dhe shërohem. Është një bekim që të jeni në gjendje të shëroheni në paqe dhe të vini gjithçka në perspektivë dhe të vizualizoni pjesën tjetër të vitit tuaj dhe atë që po vjen ose atë që dëshironi të arrini. Unë jam një besimtare e tillë në vendosjen e qëllimeve në univers. Gjithashtu të mësosh gjëra të reja ka qenë gjithmonë një fiksim i imi”, kishte shtuar ajo.

Share Messenger

Më të lexuarat