Rita Ora mahnitet me muralin e saj, i bërë në një ndërtesë të lartë në Ferizaj

Share Messenger

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në Instastory një fotografi të një ndërtese në Ferizaj, ku shihet murali me foton e saj.

Në këtë fotografi, Rita ka të veshura veshjet tradicionale, me të cilat ka realizuar videoklipin e saj të fundit.

“Më keni lënë gojëhapur”, ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografisë që ka shpërndarë.

Kjo veshje e Ritës ka bërë krenarë shumë shqiptarë, të cilët i kanë dhënë mijëra pëlqime e komente në rrjetet sociale.

Të shumtë kanë qenë ata që fotografitë e Ritës me veshje tradicionale i kanë shpërndarë në profilet e tyre, duke shkruar se Rita është krenaria e Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat