Rita Ora koncert në Eiffel Tower

Share Messenger

Këngëtarja Rita Ora Publikon spotin, fton fansat në koncertin në kullën Eiffel

Këngëtarja me fame botërore , Rita Ora do të realizojë një koncert nga maja më e lartë në Paris. Ora do të ngjitet në kullën Eiffel për të interpretuar live më 30 Shtator repertorin e saj të këngëve në një koncert virtual, biletat e të cilit kanë dalë tashmë në shitje.

Ajo ka realizuar edhe spotin reklamues të koncertit në kryeqytetin fancez, në të cilin shfaqet mjaft tërheqëse në një fustan të shkurtër ngjyrë blu.

Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi me këtë paraqitje, duke rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me vezullimin e saj.

“Më pak se një muaj deri në kohën e spektaklit! Shikoni story-t e mija për bileta në filmin tim të performancës, Rita në Paris”, ka shkruar Ora në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj./Klan News

Share Messenger

Më të lexuarat