Rikthehet Koronavirusi në Zeland të re pas 102 ditësh pa asnjë rast: Ja në qfarë po dyshojnë

Share Messenger

Zelanda e Re regjistroi rastet e para të COVID-19 pas 102 ditësh pa ndonjë transmetim të brendshëm në vend. Autoritetet e Zelandës së Re janë duke hetuar mundësinë nëse rastet e para me COVID-19 në vend pas më tepër se tre muajve janë nga ngarkesat e mallrave të importuara, ndërsa qyteti më i madh në këtë shtet është futur në karantinë të mërkurën, shkruan agjencia Reuters.

Zbulimi i katër anëtarëve të një familje me koronavirusin e ri në Auckland kanë shtyrë kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, që të reagojë shpejt dhe të izolojë qytetin dhe të urdhërojë masën e distancimit social në gjithë shtetin.

Burimi i kësaj përhapje të re ka hutuar autoritetet shëndetësore, që kanë thënë se janë të bindur se nuk ka pasur përhapje të brendshme të brendshme të virusit në Zelandë të Re për 102 ditë.

“Ne jemi duke punuar që të gjejmë se si kjo familje është infektuar”, ka thënë Ashley Bloomfield, drejtor i përgjithshme e Shëndetësisë.

Hetimet janë duke u bërë nëse virusi është importuar nëpërmjet mallrave. Bloomfield ka thënë se ka filluar testimi i sipërfaqes në një dhomë frigorifer në Auckland ku kishte punuar një nga anëtarët e familjes së infektuar.

“Ne e dimë se virusi mund të mbijetojë gjatë në ambient të ftohtë”, ka thënë Bloomfield.
Americold Realy Trust, një kompani nga Atlanta, është identifikuar si pronar i dhomës frigorifer.

Drejtori menaxhues i selisë në Zelandë të Re të kësaj kompanie, Richard Winnall, ka treguar se personi i infektuar ka disa ditë që ka kërkuar pushim mjekësor dhe gjithë punëtorët tjerë janë dërguar në shtëpi dhe të presin testimin.

Kina ka zbuluar koronavirus në pako të ushqimit të detit të ngrirë në javët e fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në faqen zyrtare nuk ka njoftuar për ndonjë të përhapjes së virusit nëpërmjet ushqimit apo pakos ushqimore. Por ka cekur se studimet kanë treguar se virusi mund të mbijetojë në plastikë deri 72 orë.

Banorët në Auckland, shtëpi e 1.7 milionë njerëzve, patën vetëm pak orë kohë për t’u përgatitur para se të kthehen në kufizime të nivelit 3 sot, ku i kërkohet njerëzve të qëndrojnë në shtëpi me përjashtim vetëm daljet për shërbime esenciale.

“Veprimi i fort dhe i shpejt me mbyllje ende është reagimi më i mirë. Reagimi ynë ndaj virusit deri më tash ka funksionuar. Ne e dimë si mund ta mposhtim këtë”, ka thënë Ardern.

Pjesa tjetër e vendit është kthyer në kufizim të shkallës 2. Kufizimet do të mbesin deri të premten.

Policia ka bllokuar rrugët për të parandaluar largimet masive nga Aucklandi, ndërsa supermarketet kanë racionalizuar shitjet e disa produkteve pas blerjeve të panikut. Janë formuar radhë të mëdha në qendra testimi për COVID-19 në qytet.

Ardern ka thënë se kabineti i saj do të vendosë të premten për hapat e radhës sa i përket kufizimeve.

Dy anëtarë të familjes së infektuar kanë vizituar vendet turistike në qytetin Rotorua, që gjendet në jug të Aucklandit, ndonëse ishin me simptome, ndërsa i treti kishte shkuar në punë në një kompani të financave në Auckland, ndonëse ishte me simptome.

Bloomfield ka thënë se katër persona që kanë pasur kontakt me familjen po konsiderohen si raste të mundshme. Më tepër se 200 persona janë identifikuar si kontakte të familjes dhe autoritetet shëndetësore po përgatiten për testimin e dhjetëramijëra personave në ditët në vijim.

Ardern po ashtu ka shtyrë hapin kyç drejt zgjedhjeve të përgjithshme më 19 shtator, duke pezulluar shpërbërjen e parlamentit, që zakonisht e fillon kampanjën zgjedhore, deri të hënën.

Vendimi nëse do të shtyhen zgjedhjet do të njoftohet para të hënës, ka thënë Ardern. Partia kryesore opozitare ka anuluar fillimin e kampanjës zgjedhore në fundjavë dhe ka bërë thirrje që zgjedhjet të shtyhen në nëntor.

Me rreth 1500 raste të konfirmuara e 22 të vdekur, Zelanda e Re, shihet si storie suksesi për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Share Messenger

Më të lexuarat