Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut: 14 të vdekur dhe 870 të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit

Share Messenger

Maqedonia e Veriut ka pasur një bilanc të rëndë në betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.14 persona kanë humbur jetën kurse 870 raste të reja janë identifikuar të prekur nga coronavirus.Rastet e reja janë zbulua nga kryerja e 2 647 testeve, duke shënuar kështu një shifër të panjohur deri tani.

Maqedonia e Veriut që prej fillimit të pandemisë numëron mbi 960 viktima nga COVID-19.Numri i rasteve aktive bashkë me të infektuarit e fundit thuajse ka shkuar në 8 mijë persona.Vala e dytë e COVID-19, ashtu si në shumë vende të Evropës dhe në rajon po rezulton më e fortë se sa nga përhapja e parë e virusit.

Shqipëria dhe Kosova gjithashtu në ditët e sotme kanë njohur një rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Share Messenger

Më të lexuarat