Redi Jupi: Ky është problemi te Kosova, futbollistët mund t’i rikthejnë rezultatet pozitive nëse e bëjnë këtë gjë

Share Messenger

Përfaqësuesja e Kosovës në muajin shtator ka zhvilluar dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve këtë muaj.

Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes ka barazuar fillimisht me Moldavinë 1:1 dhe më pas është mposhtur nga Greqia 1:2.

Redi Jupi, ish-futbollisti i Shqipërisë ka komentuar rezultatet e Kosovës në dy ndeshjet e fundit, derisa ka zbuluar problemin e “Dardanëve”.

“Dy përfaqësueset tona vijnë nga një moment i keq. Përfaqësuesja e Kosovës u kthye pak mbrapa me paraqitjet e fundit, në Shqipëri ndiqet shumë”, ka thënë Jupi në “Dueli Sportiv”, përcjell zeri.

“Ndeshja Moldavi – Kosovë? Nuk e kuptova pse nuk po vazhdonte ajo vazhdë e ndeshjeve shumë të mira të Kosovës. Ku ishte ai çelësi i suksesit në ciklin eliminator për ‘Euro 2020’? Ne publiku në Kosovë dhe Shqipëri u mësuam me 11-shen standarde”, deklaroi ai.

“Dhe kur njihesh me atë skuadër, është më e lehtë. Në këto ndeshje, skuadra ka pasur lëvizje, ajo që më shqetësoi është se pashë një sipërfaqësie në mënyrën e të luajturit”, tregoi ish-reprezentuesi shqiptar.

“Në këto dy ndeshje, futbollistët kishin një sens për të luajtur më shumë për veten dhe nuk jepnin maksimumin. Futbollistët duhet të luajnë për skuadrën dhe jo për vete, për ta kthyer Kosovën te rezultatet pozitive”, shtoi ai.

Share Messenger

Më të lexuarat