Real Madridi fitues i Superkupës së Spanjës për vitin 2020

Share Messenger

Real Madridi është fitues i Superkupës së Spanjës për vitin 2020, pasi në finale ka arritur ta mposht Atletico Madridin,.

Në Arabinë Saudite, rivalët e vjetër nga Madridi janë duke zhvilluar finalen e Superkupës së Spanjës, me fituesin që u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja e cila u zhvillua sonte në ‘King Abdullah Sports City’ ka përfunduar me rezultatin që edhe nisi ndeshja, 0-0, përfshirë edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta.
Në vazhdime Atletico Madridi kishte rastin e mirë të shënonte me Alvaro Moratan, por ishte Federico Valverde që ndërhyri qëllimisht nga prapa dhe u ndëshkua me të kuq, vetëm që spanjolli të mos shënonte.

Real Madridi arriti që ta fitoj trofeun e Superkupës për herën e 11’të në histori, pas ekzekutimit të penalltive. 4-1 ishte rezultati përfundimtar nga penalltitë.

Share Messenger

Më të lexuarat