Reagon Ramiz Kelmendi: Vjosa Osmani po gënjen!

Share Messenger

sh-zëvendëskryeministri, Ramiz Kelemndi, ka demantuar Vjosa Osmanin.

Ish-zëvendëskryeministri dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi ka demantuar deklaratat e kandidates së LDK-së për kryeministër, duke thënë se i ka kërkuar Isa Mustafa të vazhdojë pozitën e zëvendëskryeministrit për të përmbyllur idetë dhe punët e mbetura, por duke kuptuar pozitën e kryetarit gjatë një takimi, kanë vendosur të ndahen miqësisht nga LDK.

Ramiz Kelmendi ka thënë se ishte deputet i pavarur dhe kur iu ofrua oferta nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa me bashkëpunëtorë që të aderonte në LDK dhe të marrë pozitën e zëvendëskryeministrit, si përgjegjësi për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës, e ka pranuar si detyrë dhe obligim.

Postimi i plotë i Kelmendit pa ndërhyrje:

Demant – Vjosa Osmanit për deklaratën e dhënë në Media, në Pressing!

Isha Deputet i Pavarur dhe kur mu ofrua oferta nga Kryetari i LDK-së Isa Mustafa me bashkëpunëtorë që të aderoja në LDK dhe të marrë pozitën e zv/Kryeministrit, si përgjegjësi për të kontribuar në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës (ku jemi vet-vlerësuar e vlerësuar si Qeveri e suksesit), e pranova si detyrë dhe obligim.

Meqenëse isha i suksesshëm, kërkova nga Kryetari Mustafa të vazhdoj pozitën për të përmbyllur idetë dhe punët e mbetura, por, duke kuptuar pozitën e Kryetarit gjatë një takimi, vendosëm të ndahemi miqësisht nga LDK. Gjatë këtij takimi nuk ka qenë askush prezent përveç Kryetarit Mustafa dhe duke i ruajtur bisedat personale, dua ta demantojë Vjosën për deklaratën gënjyese në T7.

Sa i përket deklaratave të tjera, punën e tregojnë rezultatet e kompanisë sime!.

Share Messenger

Më të lexuarat