Reagon PDK: Vetëvendojse po përfundon në korrupsion dhe shpërdorim të detyrave zyrtare

Share Messenger

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, shpreh shqetësimin e thellë pas veprës skandaloze korruptive të inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gafurr V. Rexha, thuhet ne reagimin e PDK-së.

Arrestimi i inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr V. Rexha, i cili ishte punësuar në kohën e qeverisjes Lëvizjes Vetëvendosje ku edhe tani vazhdon të jetë anëtar i këtij subjekti, është dëshmia më e mirë se morali dhe patriotizmi i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje po përfundon në korrupsion dhe shpërdorim të detyrave zyrtare.

Gafurr V. Rexha, inspektori i arrestuar dje, për korrupsion, nga Policia e Kosovës, duke marr 12 mijë euro nga një ndërtues në Prishtinë, ishte arrestuar edhe një vit më parë për vepra të tilla si dyshim për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Shembujt e tillë korruptiv tregojnë më së miri arsyen e degradimit me ndërtime të egra në Komunën e Prishtinës si në qeverisjen e LDK-së ashtu edhe në atë të LVV.

Përgëzojmë denoncimin e këtij rasti nga pala e dëmtuar dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës të denoncojnë veprimet korruptive dhe veprimeve të paligjshme të zyrtarëve të komunës.

Komuna e Prishtinës nuk mund të sillen si të verbër para veprimeve abuzive dhe korruptive të zyrtareve të saj.

I bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës të marrin masat ligjore për rastin në fjalë, ndërsa organet e drejtësisë që të vënë drejtësinë në vend.

Share Messenger

Më të lexuarat