Reagon Pacolli pas humbjes së investimit prej 100 milionë eurosh: Mos edhe këta francezët janë hajna oligark

Share Messenger

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se një investitor ka ikur nga Kosova dhe ka shkuar për të investuar në Maqedoninë e Veriut. Kjo për shkak se dokumentacionet janë përfunduar më shpejtë se sa në Kosovë.

Sipas tij, plani i “Akou Energy” ishte për një investim 110 milionë euro në Kosovë, ndërsa tani po investon 220 milionë euro në Maqedoni të Veriut dhe kjo për shkak të procedurave byrokratike.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ironikisht ka pyetur se mos edhe invesitorët francezë janë hajna oligark, diskurs ky i përdorur shpesh nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendojes.

“Po kjo firmë franceze pse iku nga Kosova e shkoi ne Maqedoni? …. si duket prap keta “hajnat e maparshem” janë fajtor!O Safet….mos edhe këta francezët janë hajna oligark?, ne këtu nē Kosovë nuk i dojmë këta” – shkroi Pacolli në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Share Messenger

Më të lexuarat