Reagon kryeministri slloven ndaj dokumentit për ndryshim të kufijve në Ballkan: Harta është e rreme

Share Messenger

Kryeministri slloven Janez Jansha ka reaguar pas pretendimeve, ku thuhet se ua ka dërguar disa zyrtarëve të caktuar të institucioneve të BE-së një dokument “non-paper”, në të cilin flitet për ndryshim të kufijve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Janzha ka thënë se kjo hartë, e cila është duke qarkulluar, është e rreme. Ky komentim i tij vjen pas një lajmi të një mediumi kroat, i cili ka raportuar për këtë hartë.

“Hartë false, nga e rremja @24sata_HR”, ka shkruar Jansha në Twitter.

Në dokumentin e publikuar gjatë ditës së djeshme nga mediumi slloven “Necenzurirano” u pa se pjesë e idesë së pretenduar të Janshës është edhe kufiri i Kosovës.

Aty thuhet se pjesa veriore e Kosovës, ndonëse nuk përmendet tekstualisht, por vetëm si “pjesa serbe e Kosovës”, do të fitojë njëfarë statusi special sikurse të Tirolit Jugor të Italisë. Ndërsa Kosova do t’i bashkëngjitet Shqipërisë.

Po ashtu edhe një pjesë e Republikës Serbe të BeH-së thuhet se do t’i bashkohet Serbisë dhe kështu edhe Serbia do të pajtohej me një “Shqipëri të madhe”.

Share Messenger

Më të lexuarat