Reagon Klinaku: Do të na detyrojnë të luftojmë sikur kundër Jugosllavisë

Share Messenger

Sekretari i OVL UÇK’së, Faton Klinaku, ka deklaruar se sjelljet e misionit EULEX janë kriminale dhe aksioni i sotëm në zyrat e kësaj organizate është i kundërligjshëm.

Klinaku ka deklaruar se bastisja është kriminale dhe siç ndodhnin në Jugosllavi, ai ka thënë se nëse kjo sjellje vazhdon ata do të detyrohen të luftojnë me luftë si kundër Jugosllavisë.

“Siç kemi kundërshtuar Jugosllavinë dhe do të detyrohemi të luftojmë edhe me juve sikur kundër Jugosllavisë”.

“Isha në zyrë duke pi kafe, dhe këta zotërinjtë nuk prezantojnë asnjë letër dhe ju thash edhe Jugosllavia ka bërë kështu dhe jemi detyruar t’u përgjigjemi. Nëse shteti jonë s’merr masa, këta do të na detyrojnë të luftojmë edhe sikur kundër Jugosllavisë. As s’kanë dokumente, as letra, as përkthyes. Shteti ynë i ka fajet. Është bastisje, s’ka arrestime”, ka thënë Klinaku duke i quajtur kriminelë zyrtarët e EULEX-it.

Klinaku ka drejtuar akuza ndaj institucioneve të Kosovës duke i quajtur pjesëtar e misionit EULEX si “matrapazë”.

“Ky është aksion i kundërligjshëm i EULEX-it. Ata kanë ardhur në zyrat tona dhe vetëm po kontrollojnë. Fajet i ka shteti jonë që po na detyron të merremi ne vetë me këta matrapazë”, tha Klinaku.

Klinaku krejt në fund tha se pjesëtarët e EULEX’it kanë ardhur në zyret e tyre dhe nuk po flasin shqip dhe nuk kanë përkthyes./

Share Messenger

Më të lexuarat