Reagon Isa Mustafa: Fali o Zot, janë të rinj, kanë kohë të piqen

Share Messenger

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në natën e së enjtes, pas fillimit të një fushate kundër partisë së tij në rrjetet sociale, në internet.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij, në Facebook, Mustafa ka thënë se ata që po sulmojnë LDK’në janë “të rinj”, dhe se “kanë kohë të piqen”.

Ai ka bërë thirrje që të injorohet ajo që ai e ka cilësuar propagandë, që, sipas tij, tenton të krijojë përçarje në një kohë të vështirë për qytetarët e vendit.

Mustafa ka thënë se “LDK do ta kaloj edhe këtë stuhi e do t’i ndihmoj Kosovës të imunizohet prej virusit të përçarjes dhe ta shpërthej izolimin e saj prej botës”.

Share Messenger

Më të lexuarat