Reagon Haradinaj: Gabuan OVL-UÇK, nuk është dashur të publikohen dosjet e Speciales

Share Messenger

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të OVL-UÇK’së, Hysni Gucatit. Edhe pse nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit, Haradinaj thotë se publikimi i dosjeve të Tribunalit Special (që e ka bërë OVL-UÇK’ja) ka qenë gabim.

Forcat policore të Eulex’it, pas një aksioni disa orësh, e kanë arrestuar kreun e organizatës së veteranëve të UCK’së, Hysni Gucatin.

Sipas Haradinajt, publikimi i dosjeve dhe tentimi për ta paraqitur Kosovës si penguese të drejtësisë është e gabuar.

Megjatë, ai thotë nuk ka pasur arsye për operacioni dhe bastijse, dhe se secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.

Share Messenger

Më të lexuarat