Reagon fuqishëm Dua Lipa: Jam krenare për rrënjët e mia Shqiptare

Share Messenger

Para pak ditësh Dua Lipa publikoj në llogarinë e saj në Instagram, një fotografi ku shiheshin simbolet kombëtare shqiptare.

Kjo ngjalli reagime të shumta, sidomos nga serbët që vërshuan me komente duke nxitur urrejtje.

Kjo duket se e ka zemëruar Duan dhe ka bërë që ajo të reagoj me anë të një postimi.

“Postimi im i kaluar nuk është bërë për të nxitur ndonjë formë të urrejtjes. Më trishton dhe zemëron fakti që postimi im është interpretuar keq me dashje nga disa grupe e idivid që promovojnë seperatizëm etnik, diçka që unë e kundërshtoj plotësisht.

Kurdoherë që postoj për Kosovën, ngjallen reagime, edhe nëse bëhet fjalë për diçka aq të gëzueshme si ushqimi apo muzika.

Të gjithë ne meritojmë të jemi krenarë per etninë tonë dhe prej nga jemi. Unë thjeshtë dua që vendi im të vendoset në hartë dhe të jetë në gjendje të flasë me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe me vendin tim. Unë i inkurajoj të gjithë të promovojnë trashegiminë e tyre dhe të dëgjojnë e mësojnë nga njëri tjetri. Dashuri dhe repsket për të gjithë “, ka shkruar Dua në postimin që ka bërë.

Share Messenger

Më të lexuarat