Reagon edhe Qeveria Haradinaj: Befason me deklaratën pas rrahjes Zeka- Krasniqi

14 Shares Share Messenger

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Qeveria që ai drejton e kanë pritur me shqetësim incidentin që ndodhi në studion e TV Klanit, mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka.

Reagimi i plotë i Qeverisë:

Qeveria e dënon ashpër këtë akt të shëmtuar i cili ashiqare dëshmoi agresionin e pashembullt të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Frashër Krasniqi ndaj Milaim Zekës, poashtu deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj fton të gjithë qytetarët e vendit, e veçmas zyrtarët e shtetit, përkatësisht përfaqësuesit e popullit, që të kursehen nga përdorimi i diskursit të dhunshëm, njëherësh të debatojnë në mënyrë të qytetëruar për të gjitha çështjet, duke shmangur dhunën dhe agresionin.

Qeveria e Kosovës u bën thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë rast në mënyrë meritore, duke ndarë drejtësinë në mënyrë të paanshme.

Share Messenger

Më të lexuarat