Reagon edhe një senator amerikan, kërkon tërheqjen e trupave nga Kosova

Share Messenger

Senatori republikan, Rand Paul, ka thënë se është koha për t’i sjellë trupat amerikane në Shtëpi, pasi që Kosova duhet të kthejë një faqe dhe të punojë me Serbinë për paqe.

Kështu ka deklaruar ai përmes një shkrimi në rrjetin social Tëitter, ku ndër të tjera thotë se mbështet paqen dhe tregtinë me të gjithë.

“Unë mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. E inkurajoj Kosovën që të kthejë një faqe dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje …”, ka shkruar Paul.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, senatorit amerikan, David Perdue, shkroi se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.

Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Kjo deklaratë e tij është përkrahur nga nga emisari Richard Grenell, këshilltari për siguri, Rober O’brien, si dhe djali i presidentit amerikan, Donald Trump Junior.

Share Messenger

Më të lexuarat