Reagon Barcelona: “Angel Di Maria te Barcelona” – Na falni, llogaria jonë është hakuar

Share Messenger

Twitteri i Barcelonës është hakuar të martën, ndërsa në mëngjesin e së mërkurës është kthyer, pasi u bë një post që i dëshironte mirëseardhje Angel Di Maria nga Paris Saint-Germain.

Kjo ka ndodhur brenda 24 orëve, kur Barcelona e bëri të ditur padinë për Neymarin, ku kërkon nga lojtari që të paguajë 9 milionë euro për prishje të kontratës.

Pas këtij njoftimi për Neymarin, në faqen zyrtare në Twitter, u postua “Welcome Angel Di Maria to FC Barcelona!” (Mirë se vjen Angel Di Maria te Barcelona).

Klubi ka reaguar menjëherë duke shkuar: “Llogaria jonë është hakuar sonte. Jemi duke punuar që ta zgjedhim këtë problem sa më shpejt”.

 

“Faleminderit për durimin”, ka shkuar klubi balugrana.

Barcelona është duke punuar për transferime dhe lajmi i Angel Di Marias do t’i ketë gëzuar pa masë tifozët. /

Share Messenger

Më të lexuarat