Reagime nga PDK: Vjosa Osmani është një e pacipë, që e ka uzurpuar karrigen e Kuvendit

Share Messenger

Betim Gjoshi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Vjosa Osmani është një e pacipë që e mban të uzurpuar karrigen e kryetares së Kuvendit dhe ndërpret seancat nga të cilat varen jetët e njerëzve të këtij vendi.

Betim Gjoshi nga PDK me anë të një postimi në Facebook, e ka kritikuar Vjosa Osmanin për ndërprerjen e seancës së Kuvendit, ku pritej votimi i rishikimit të buxhetit.

”14 prill 2020: Vjosa Osmani nuk lejonte të hynte në rend dite në Kuvend propozimi i PDK-së për Pakon Ekonomike për përballimin e pandemisë. 10 korrik 2020: I njëjti person, me arbitraritet dhe në mënyrë të njëanshme ndërpret seancën e Kuvendit ku pritej votimi i rishikimit të buxhetit”, ka shkruar Gjoshi,

Tutje ai ka thënë se Vjosa Osmani është e pacipë dhe se po ndërpret seanca që prej tyre varet jeta e njerëzve të Kosovës.

”Vjosa Osmani është një e pacipë që e mban të uzurpuar atë karrige dhe ndërpret seancat nga të cilat varen jetët e njerëzve të këtij vendi. Ajo është një e padijshme dhe që vetëm konfliktohet me ish bashkëpartiakët e saj. Ajo është një kryetare e njëanshme që po i shërben një grupimi politik, Vetëvendosjes, që ka vetëm një dëshirë të bëhet edhe më zi në këtë vend”, është shprehur Gjoshi.

Më poshtë postimi i plotë i Gjoshit.

Share Messenger

Më të lexuarat