RB Leipzig bën histori, eliminon Atletico Madrid nga Liga e Kampionëve

Share Messenger

RB Leipzig ka bërë historinë në Ligën e Kampionëve. Skuadra gjermane e mposhti Atletico Madridin me rezultat 2-1 për të arritur për herë të parë në historinë e saj në një gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

Me plot meritë dhe me një dominim të plot skuadra gjermane Leipzig ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku ka mposhtur skuadrën spanjolle Atletico Madrid.

Pjesa e parë ishte e dominuar e tëra nga gjermanet, të cilët sulmuan por nuk arritën që ta mposhtin portierin slloven Jan Obllak.

Në pjesën e dytë Leipzig vazhdojë me dominimin dhe arriti të goli i parë në minutën e 50-të me anë të Dani Olmo pas asistimit të Sabitzer.

Pas golit të pësuar Atletico fillon të këndellet dhe sulmon.

Ata arrin të goli i barazimit pas një depërtimi të Joao Felix në të cilin shkaktohet penallti të cilën në gol e shndërron pikërisht i njëjti lojtarë në minutën e 71-të.

Pas golit të barazimit ndeshja ishte e balancuar dhe kur po mendohej që ndeshja do të shkonte në shtesa, në skenë doli një aksion i mirëorganizuar i Leipzig që nisi nga mesfusha. Angelino pasoi për Tyler Adams i cili goditi fuqishëm por për gol i ndihmojë devijimi i topit.

Ky është rezultat historik për gjermanët të cilët kualifikohen për herë të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku do të përballet me skuadrën e Paris Saint-Germain e cila mbrëmë eliminoi Atalantan..

Share Messenger

Më të lexuarat