Rashica shkëlqen, Werderi triumfon – Ja goli i yllit të Kosovës

Share Messenger

Milot Rashica ka dhënë kontribut të madh të shtunën për Werderin që ka arritur synimin e madh që kishte. Werderi ka fituar 6:1 ndaj Koelnit dhe ka shmangur rënien nga Bundesliga e Gjermanisë.

Werderi, që është skuadra që ka luajtur më së shumti në Bundesligë, ka përfunduar edicionin në vend të 16-të. Do të luajë në plejaut me të tretin e Bundeslia 2 për një vend në elitë.

Është dukur pak e mundur që Werderi do të largohet nga pozita e parafundit, ku ishte për kohë të gjatë. Por të shtunën në xhiron e fundit (34) gjërat shkuan në drejtimin e duhur për skuadrën e Rashicës. Werderi arriti fitoren e thellë që i duhej e në anën tjetër Fortuna Duesseldorfi pësoi humbje. Kështu Werderi përfundon në vend të 16-të me 31 pikë kurse Fortuna në vend të 17-të (parafundit) dhe largohet nga Bundesliga. Nga Bundesliga më herët është larguar edhe Paderborni.

Fortuna ka humbur 3:0 nga Union Berlini për përshëndetje me Bundesligën.

Ndërsa Werderi ka fituar thellë, 6:1, ndaj Koelnit.

Rashica ka shënuar një gol, ka asistuar për një tjetër ndërsa ka kontribuar edhe në dy gola të Werderit. Po ashtu ka goditur shtyllat në fund të takimit.

Ylli i Kosovës, Rashica ka shënuar gol pas një kohe të gjatë. Ai së fundi kishte realizuar më 4 shkurt në ndeshje për Kupë. Në Bundesligë së fundi kishte shënuar më 14 dhjetor ndaj Bayernit.

Te Fortuna në stol qëndroi Valon Berisha, kurse te Koelni në pjesën e parë u paraqit Elvis Rexhbeçaj.

Share Messenger

Më të lexuarat