Raportuesja për Kosovën jep lajmin e fundit për liberalizimin e vizave

Share Messenger

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka zbehur pritjet që kosovarët të marrin liberalizimin e vizave gjatë këtij viti, shkruan Gazeta Metro.

Von Cramon e cila njihet për reagimet dhe përzierjen e saj në çështjet e brendshme të Kosovës, kur mori udhëheqjen Gjermania me presidencën e BE’së, dha shumë shpresa për liberalizimin e vizave për Kosovën

Mirëpo, pak muaj pas edhe ajo ka ndryshuar çasjen dhe po thotë se se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të vihet në rend të ditës në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, mirëpo liberalizimi formal i vizave mund të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit.

“Ne në Parlamentin Evropian e kemi ngritur këtë çështje në të gjitha rastet e mundshme. Gjithashtu, edhe presidenca gjermane ka bërë presion për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo gjithashtu është diskutuar edhe në nivelet më të larta. Padyshim që ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe diskutime serioze janë zhvilluar në lidhje me atë se çfarë tjetër mund të bëhet në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo mund të vihet në rendin e ditës gjithashtu edhe në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, megjithatë, në këtë moment ka më shumë të ngjarë që ‘drita e gjelbër’ përfundimtare do të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit. Shpresojmë që Këshilli do të sjellë një fund të suksesshëm për këtë deri në fund të vitit të ardhshëm”, thotë ajo në një përgjigje për KosovaPress.

Kujtojmë se Von Cramon njihet për qëndrimet e saja karshi ngjarjeve në Kosovë, vizitën e saj në Gjykatë Speciale që u kritikua shumë dhe konfliktin verbal me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, sidomos me Richard Grenell.

Ndryshe Gjermania në muajin korrik morri udhëheqjen e Këshillit të Evropës dhe do të jetë në krye deri në fund të vitit. Kjo u pa nga disa pro-evropian në Kosovë dhe njohës të çështjeve diplomatike se tani sigurt do t’i liberalizohen vizat, por për fat të keq parashikimi i tyre nuk po del të jetë i saktë.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që akoma nuk e gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Shengen. Dy shtetet që po e pengojnë liberalizimin e vizave janë Franca dhe Holanda.

Share Messenger

Më të lexuarat