Ramush Haradinaj merr vizën amerikane

8 Shares Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pajisur edhe me vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e ka konfirmuar për ‘Zëri.info” zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

Gashi tha po ashtu se i pari i ekzekutivit sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në Washington.

“Kabineti e konfirmon pjesëmarrjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit më 8 shkurt në Washington”, tha për ‘Zërin” Gashi.

Ndryshe, kryeministri kosovar gjatë qëndrimit në SHBA do të ketë takime me kongresistë dhe senatorë, të cilat, sipas Gashit, tashmë janë konfirmuar.

Share Messenger

Më të lexuarat