Rama ka vetëm një fjali për takimin me Haradinajn

Share Messenger

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas raporteve të acaruara që kishte për një kohë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur këtë të fundit sot në kryeministri.

Rama ka shpërndarë fotografi nga takimi Ramushin dhe bashkëpunëtorët e tij në parti me një fjali të vetme.

“Kryeministria – Me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj”, ka shkruar Edi Rama.

Haradinaj dhe Rama kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë dhe siguri e politikë të jashtme, njoftoi Haradinaj.

Share Messenger

Më të lexuarat