Rama ‘edukon’ qeverinë: E paligjshme të kërkosh lista të grevistëve, legjitime t’i testosh mësimdhënësit

Share Messenger

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë që kërkesa e Qeverisë së Kosovës drejtuar drejtorive komunale të arsimit për t’ua nisur listat e mësimdhënësve grevistë është e kundërligjshme.

Përmes një shkrimi në Facebook, Rama tha se është e drejtë legjitime e qeverisë qeverisë që mësimdhënësit t’ia nënshtrojë testit të rivlerësimit, proces ky që, sipas tij, duhet të ishte ndërmarrë që moti.
“Ndërkohë, shtatori sapo nise dhe nxënësit duhet patjetër t’u kthehen bankave shkollore kurse punonjësit administratës. Është prandaj imperative që bashkimi i sindikatave dhe qeveria të mos e ndërpresin dialogun dhe të gjejnë një kompromis një orë e më parë”, shkroi Rama.

https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/385480507081800

Share Messenger

Më të lexuarat