Rama: Aktakuza ndaj Thaçit, fletërrufe si e revolucionit kinez

Share Messenger

Kryeministri i Shqipërisë nga Aerporti i Prishtinës, Edi Rama, tha se komunikata e ashtuquajtur nga Gjykata Speciale, ishte fletërrufe e ngjashme si ajo e revolucionit kinez.

“Për mua ishte një fletërrufe e ngjashme si dy pika uji me komunikatat publike përgjatë revolucionit kinez, një shfaqje që e kemi përjetuar në Shqipërinë e diktaturës është e pashembull dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj që përmban një arsye pavarësisht nëse publikimi i saj është i rastësishëm ose i qëllimshëm në prag të takimit në Shtëpinë e Bardhë”, tha Ram.

Sigurisht, shtoi kryeministri shqiptar, që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe është një vijim i përpjekjeve me shumë stacione por edhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të SHBA-së dhe në këtë aspekt, tha ai, “më vjen mirë të them që është privilegj të jesh në pozicionin që jam unë”.

”Dhe të të jepet mundësia të kontribuosh për atë çka ishte dhe është vlera historike e luftës çlirimtare të Kosovës. Dua ta bëjë shumë të qartë që më vjen sinqerisht keq kur shoh në reagime të ndryshme e këtu flas për reagime të nivelit qytetar se si helmi i jetës se përditshme politike ka penetruar në bazën e politikës kombëtare dhe ndikon që të moskuptohet por të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb e që nuk lidhet as me dy persona e nuk lidhet as me karrierën e tyre politike dhe me të mirat apo me të metat e tyre në kohë paqeje nuk lidhet as me simpatitë bindjet mbështetjet apo kundërshtitë politike të natyrës zgjedhore por lidhet me një prej vlerave me të rëndësishme që ka krijuar kombi shqiptar që është vlera për liri të luftës së Kosovës pjesë e së cilës në mënyrë vendimtare është ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Rama.

Share Messenger

Më të lexuarat