Radikali Vulin fyen shqiptarët dhe propagandon: Bandat nga Kosova po qëllojnë mbi policinë serbe

Share Messenger

Ofendimet ndaj shqiptarëve dhe deklaratat skandaloze të radikalit të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, po vazhdojnë duke ofenduar popullin shqiptarë nga studiot televizive.

Vulin sot ju është drejtuar shqiptarëve duke përdorur termin “shqiptari” dhe duke propaganduar se “bandat e shqiptarëve në Kosovë po rrezikojnë vjedhjen e pyjeve dhe rrezikimin e policëve serbë në ato zona kufitare.

Korrieri i Vucicit po propagandon sikurse në regjimin e kriminelit Milosevic dikur, duke thënë se shqiptarët po i gjuajnë me armë policët serbë në zonat kufitare.

“Është e vështirë. Atje kemi banda të organizuara shqiptare që vjedhin pyjet, që kryejnë shkelje të ndryshme, bëjnë kontrabandë, janë të pajisur mirë, gjithmonë të armatosur dhe gjithmonë qëllojnë në drejtim të policisë tonë”, ka thënë Vulin.

Lidhur me një deklaratë të tij ka ardhur edhe reagimi nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke thënë se nuk ofendohen shqiptarët nga një person i cili nuk ka dinjitet si Vulin.

Kujtojmë se Vulin njihet si propagandues dhe një shërbëtor me shumë zell ndaj presidenti serb, Aleksandar Vucic, ai madje shpreh hapur urrejtjen që ka ndaj shqiptarëve.

Share Messenger

Më të lexuarat