Qytetarët fillojnë të mblidhen për protestën e Vetëvendosjes

3 Shares Share Messenger

Qytetarët kanë filluar të mblidhen për protestën e thirur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në bazë të fotografive shihet një grup i qytetarëve që kanë marrë rrugën për tiu bashkuar protestës. Edhe në këtë protestë Vetëvendosje ka zgjedhur falmurin kombëtar, në vend të atij shtetëror.

Kësaj proteste, i është bashkuar edhe një grup punëtorësh të gjigandit metalurgjik ‘Trepça’.

Duke bartur flamurin me simbolin e ‘Trepçës’ dhe flamuj kombëtarë ata po marshojnë nga Pallati i Rinisë në drejtim të Biblotekës Kombëtare.

Në prag të nisjes së protestës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo parti tha se qytetarë të shumtë i janë bashkuar konvojeve të autobusëve për në kryeqytet.
“Nisje masive nga qytetet e Kosovës. Protesta do të jetë madhështore”, thuhet në postimin e LVV-së në Facebook.

Ndryshe, kjo protestë është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër idesë së Presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, me moton “një popull si nënshtrohet një njeriu”.

 

Share Messenger

Më të lexuarat