Quni kujton Skënderbeun: Ai jeton në zemrën dhe mendjen e çdo shqiptari

Share Messenger

Ministri në largim i Mbrojtjes, njëherësh ish-komandanti i Forcave Speciale të UÇK-së, Anton Quni, ka kujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastrioti- Skenderbeu me rastin e përvjetorit të 553-të të vdekjes së tij.

Ai tha se personaliteti i Skenderbeut lartësohet mbi ëndrrën dhe guximin për triumfin, që ndër shekuj trasoi rrugën për vlerat më të larta kombëtare dhe njerëzore.

“Madhështia e veprës së tij, jeton në përjetësi dhe ndriçoi rrugën e lirisë së brezave që erdhën pas, si triumf i idealit për liri, si ëndrra më e bukur e çdo shqiptari, e cila u kurorëzua; dhe sot ndjehemi të lirë dhe krenar për historinë e lavdishme të heronjve, duke aspiruar bashkimin në familjen e madhe euro-atlantike”, kujton Quni përmes një deklarate në “Facebook”.

“Ai jeton, jo vetëm në librat e historisë së autorëve më të njohur botërorë, në shtatoret dhe veprat e artit; por ai jeton, çdo ditë, në zemrën dhe mendjen e çdo shqiptari, për të na inspiruar në rrugëtimin tonë, për kultivuar vlerat më të larta të shërbimit dhe dashurisë ndaj atdheut”.

Share Messenger

Më të lexuarat