Qeveria ndanë miliona euro për Pakon e Ringjalljes – ja kush përfiton

Share Messenger

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr disa vendime lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Sipas Qeverisë, këto vendime kanë të bëjnë për ata që kanë humbur anëtarët e familjes nga COVID-19, ndihmë për familjet me nevojë me kuponë ushqimor dhe ndihmë për lehonat.

Për masën 3.1 janë ndarë 4 milionë euro e që është për ata që kanë humbur familjarët nga COVID-19, për masën 3.5 janë ndarë 1 milionë euro për kupona ushqimor për familjet në nevojë dhe për masën 3.5 janë ndarë 7 milionë euro për pagesa për lehonat dhe shtesat e fëmijëve.

Gjithashtu janë ndarë 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor.

“Marrë parasysh situatën aktuale në sistemin shëndetësor, ne kemi marr vendim ndarjen e mjeteve shtesë për alokimin për ndihmë për stafin e përkohshëm prej 1,116 persona dhe marr parasysh ngarkesën e stafit ekzistues, është marr vendim e një pagese shtesë prej 10 për qind, por jo më pak se 60 euro, për tre muajt e ardhshëm, pra gusht, shtator, tetor”, tha Murati.

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, janë ndarë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës, që është zbatimi i masës 1 për mbështetje të punësimit.

“Përmes masës 1 – Mbështetja e Punësimit synohet krijimi i vendeve të reja të punës, duke mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë punëkërkuesit. Nё zbatim tё kësaj mase janë ndarë mjete nё vlerё prej 15 milionё euro për masën 1.1 – rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; masën 1.2 – mbështetja për të punësuarit e formalizuar; dhe masën 1.3 – mbështetja e punësimit të grave”, njofton Ministria e Financave.

Vlen tё theksohet se afati i aplikimit për masën 1.1, 1.2 dhe 1.3 bёhet nё mёnyrё elektronike përmes platformës EDI tё ATK-sё dhe do të jetë i hapur deri më 15 tetor 2021.

Mё tutje, nё zbatim tё masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive, Qeveria ka ndarë 10.43 milionё euro për subvencionimin e kredive investuese të bizneseve prodhuese e përpunuese.

Këto mjete janë siguruar nga emetimi i “Bonove të Diasporës”, instrument financimi ky që ka pasur për qëllim kanalizimin e kapitalit të diasporës drejt investimeve për ndërtimin dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.

https://www.facebook.com/GOVRKS/posts/137995945168707

Share Messenger

Më të lexuarat