Qëllohet për vdekje portieri 33-vjeçar (FOTO)

Share Messenger

Tashmë ish portieri, 33-vjeçar, i skuadrës së Malit të Zi, KF Bokelj, Goran Lenac, është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Rasti ka ndodhur në momentet gjatë stërvitjes së ekipës, pikërisht ku ish-lojtari mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri ku për pasojë gjeti vdekjen gjatë transportit për në spitalin e Kotorit.

Goal tutje shkruan se Lenac ishte aktivizuar në radhët e Bokej në Ligën e Dytë të Malit të Zi pothuajse dy vjet më parë ndërsa aktualisht ai ishte lojtar i lirë, tansmeton Klan Kosova.

Motivi i vrasjes ende nuk është zbuluar ndërsa dorasi pas atentatit raportohet se është larguar pa ndonjë gjurmë për identifikimin e tij.

Image

Share Messenger

Më të lexuarat