“Që kur ia shënova 3 gola Barcës, më ndryshoi jeta” (Video)

Share Messenger

Ish ylli i Newcastle United,  ka thënë se ishte ndeshja me Barcelonën që ia kishte ndryshuar jetën. Ish ylli kolumbian e kishte eliminuar Barcelonën në vitin 1997 nga Champions League me tre gola të shënuara në fitoren 3-2.

“Kisha pak gjasa që të luaja. Trajneri nuk kishte aq besim në mua. U befasova kur e pashë emrin tim në formacion. Ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës time.

Isha i pandalshëm, i shënova tre gola dhe e eliminuam Barcelonën. Femrat në qytetin e Newcastle më dashuronin mua që nga ajo natë.

I ftoja shumë në banesë, iu thoja se do vinte edhe Ginola aty, i gënjeja. Në lokale nuk kam paguar pije më që nga ajo ditë. Njerëzit ende kur më shohin më thonë eja se dua të qerasim për atë ndeshje” ka thënë Asprilla.

Share Messenger

Më të lexuarat