Putini shëtit me “çantë bërthamore” me vete, për çdo rast…

Share Messenger

Udhëheqësi rus Vladimir Putin, i cili me ndërhyrjet e tij për pushtimin e Ukrainës, i shfaqi luftë gjithë botës, mori pjesë në funeralin e politikanit rus të ekstremit të djathtë Vladimir Zhirinovski, i cili vdiq një ditë më pare.

Për arsyeje sigurie, të gjithë të pranishmit në sallë u nxorën jashtë para mbërritjes së Putinit.

Çanta që ishte në duart e një prej truprojave të Putinit pretendohej se ishte sistemi që kontrollon armët bërthamore të Rusisë. Mediat britanike pohuan se Putin e mori çantën bërthamore me vete kundër rrezikut të sulmit.

Çanta që e kontrollon sistemin e armëve bërthamore të Rusisë
Putin la një buqetë me trëndafila të kuq në fund të arkivolit ku gjendej trupi i pajetë i Zhirinovsky.

Lideri i Partisë Liberal Demokratike të ekstremit të djathtë, Vladimir Jirinovski, u mburrte se ishte vaksinuar 8 herë kundër Covid. Zhirinovski, në muajt e fundit ishte diagnostikuar me Covid 19.

Share Messenger

Më të lexuarat