PSG-ja nuk ka buxhet për ta marrë Messin – thonë nga Franca

Share Messenger

Paris Saint-Germain mund të bëjë përpjekje për ta afruar Lionel Messin gjatë verës së ardhshme, atëherë kur argjentinasi do të jetë lojtar i lirë, por nuk do të ketë buxhet për ta arritur këtë, sipas mediave franceze.

Lionel Messi duket përsëri i lumtur në fanellën e Barcelonës, veçanërisht në këtë fillim vit, pas katër golave në dy ndeshje, por thashethemet për të ardhmen e tij nuk kanë të ndalur.

Messi i ka vetëm edhe pesë muaj marrëveshje me Barçën dhe është i lirë të negociojë me klubet e tjera, por edhe pse për ta afruar atë nuk nevojitet pagesë, paga e kapitenit argjentinas mund të jetë pengesë e madhe për secilin do klub, e edhe PSG-në.

Për Parisin dihet se është i vendosur ta ribashkojë Messin me Neymarin, por sipas gazetarit francez Julien Laurens kampioni francez nuk do të ketë buxhet të mjaftueshëm për t’i paguar çdo vit tre yjeve si Messi, Neymar e Mbappe.

“Me rregulloren e Financiar Fair Play, me pandeminë se duke e parë sa shumë është prehur PSG-ja si çdo klub tjetër, nuk e di sesi, vetëm kur bëhet fjalë për pagat, PSG-ja mund t’i mbajë Neymarin, të themi 30 milionë euro në vit, Messin 60 milionë euro në vit dhe Mbappen me pagë të njëjtë si Neymar”, tha Laurens për Sky Sports.

“Vetëm këta të tre mund t’i kushtojnë PSG-së 150 milionë euro në vit në librin e pagave. Pra, financiarisht është e pamundur. Ata do të përpiqen por nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

Share Messenger

Më të lexuarat