PSG e nxjerr në shitje, vjen reagimi nga Mbappe

Share Messenger

Kylian Mbappe ka folur edhe njëherë për të ardhmen e tij.

Mbrëmë në mediat franceze, është raportuar se PSG-ja është e gatshme ta shes francezin gjatë verës për të mos e humbur falas vitin e ardhshëm kur i skadon kontrata, pasi ai ditë më parë ka njoftuar se nuk dëshiron të rinovojë.

Mbappe ditën e sotme në konferencë për media me kombëtaren e Francës, edhe njëherë ka folur rreth të ardhmes së tij, ku ka thënë se ai dëshiron të luaj me fanellën e PSG-së deri në përfundim të kontratës.

“Unë jam përgjigjur tashmë. Objektivi im është të vazhdoj, është opsioni im i vetëm për momentin.”, ka thënë sulmuesi francez.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe letrën që i ka dërguar PSG-së ku njofton se nuk do ta vazhdoj kontratën, duke thënë se nuk ka menduar ta ofendonte apo ta vriste dikë.

“Sinqerisht, nuk mendoja se do të ofendoja dikë. Unë kam dërguar vetëm një letër”. “Nuk e dija që një letër mund të vriste dikë. Është thjesht një letër. Nuk më interesojnë reagimet”, ka deklaruar Mbappe./

Share Messenger

Më të lexuarat