PSG drejt rekordit famëkeq të Arsenalit, shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve – pa trofe

Paris Saint-Germain ka zhgënjyer edhe një herë tifozët e tyre me rënien nga Liga e Kampionëve.
Ashtu si shumë vite më parë, klubi parisien i dha lamtumirën garës më elitare evropiane në fazën e parë të eliminimit direkt. Këtë herë, skuadra e mbushur me yje u eliminua nga Bayern Munich.
Është interesante se PSG deri tani ka luajtur 137 ndeshje në Ligën e Kampionëve, por nuk i ka shkuar asnjëherë deri në fund.
Më së afërmi ata ishin në vitin 2020, kur u mposhtën nga Bayern Munich me rezultat 1-0 në finale, me një gol të Kingsley Coman.
Megjithatë, PSG nuk është humbësi më i madh i Ligës së Kampionëve kur bëhet fjalë për numrin e ndeshjeve të nevojshme për të fituar titullin.
Vendin e parë e mban Arsenali, që ka luajtur deri më tani në 177 ndeshje dhe nuk e ka fituar kurrë trofeun.
Arsenali luajti finalen e vetme në vitin 2006 dhe humbi 2-1 nga Barcelona. Shënues ishin Samuel Eto’o dhe Juliano Belleti për Barcelonën dhe Sol Campbell për Arsenalin./