Pse Kate Middleton kishte pritur dasmën me lot?!

Share Messenger

Koha për t’u kthyer shumë vite pas: Fiks në ditën kur Kate Middleton dhe princi William u martuan! Që ta dini, Kate e priti ditën e eventit të madh me shumë lot, por pse?!

Asokohe i gjithë pallati mbretëror u kujdes shumë që emri i dizajnerit që u mor me fustanin e princeshës do të mbahej sekret, por përfundoi në të gjithë mediat në mars- vetëm një muaj para dasmës së madhe!

Fillimisht ishte The Sunday Times që publikoi lajmin se dizanerja Sarah Burton nga Alexander McQueen’s do të dizenjonte fustanin e nusërisë së Kate dhe kaq kaq i mjaftoi dukeshës për të shpërthyer në lot.

“Kate kishte bërë gjithçka që ta mbante të fshehtë një detaj si ky, madje të gjithë dasmën.”- tregojnë përfaqësuesit e pallatit mbretëror.

Pas lajmit, dizajnerja e famshme mohoi publikisht faktin që do të stilonte fustanin mbretëror, por tepër vonë.

Ndonëse Kate u dëshpërua pafund pasi donte që bota ta shihte dhe mësonte emrin pas dasmës, fustani ishte aq i bukur, sa gjithë çfarë ndodhi më parë s’kishte rëndësi.

Share Messenger

Më të lexuarat