Prezantuesja e njohur shqiptare thotë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë

Share Messenger

Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Amarda Toska, është një personazh shumë i pëlqyer nga publiku.Ndonëse është prej vitesh pjesë e showbizit shqiptar, ajo po vazhdon të komentohet mjaft shumë për karrierën e jetën private.E njëjta së fundmi u ka dhënë më shumë mundësi fansave të pyesin përmes opsionit ‘pyetje-përgjgje’ për gjërat që u interesojnë të dinë rreth 39 vjeçares.

E pyetur nga një ndjekëse nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrë, meqenëse janë bërë të pandashme për të famshmet shqiptare – Ami ka dhënë një përgjigje të sinqertë.“A ke ‘botoks’ në fytyrë?”, ka qenë pyetja drejtuar Toskës.“Deri më tani nuk kam asnjë ndërhyrje në asnjë pjesë të trupit apo fytyrës. Madje dhe trajtimet i bëj rrallë dhe këtë pjesë duhet ta ndryshoj urgjentisht”, ka deklaruar ajo.

Pavarësisht se është afër të 40-ve, moderatorja e njohur shquhet për një lëkurë shkëlqyese dhe pamje të bukur.

Share Messenger

Më të lexuarat