Presidenti zviceran uron Kurtin: Falë diasporës kosovare, vendet tona janë të lidhura fort

Share Messenger

Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, me rastin e marrjes së detyrës së shefit të ekzekutivit.

Në letër, Parmelin, ndër të tjera ka thënë se “falë diasporës së rëndësishme kosovare në Zvicër, të dy vendet tona janë gjithashtu fort të lidhura si në aspektin njerëzor ashtu dhe kulturor”.

“Në emër të Këshillit Federal të Konfederatës Zvicerane, unë do të doja t’ju përgëzoja për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë ju uroj personalisht suksese në këtë post të rëndësishëm dhe ju dëshiroj paqe dhe prosperitet për vendin dhe popullin tuaj”, raporton Zeri.info.

“Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore, bazuar në besim të ndërsjellë. Falë diasporës së rëndësishme kosovare në Zvicër, të dy vendet tona janë gjithashtu fort të lidhura si në aspektin njerëzor ashtu dhe kulturor. Stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor janë interes i yni i përbashkët”, ka thënë Parmelin në letrën dërguar Kurtit.

Prandaj, ka theksuar ai, “vendi im ka qenë shumë i angazhuar për shumë vite në një gamë të gjerë të programeve të bashkëpunimit për zhvillim dhe në mbështetje të paqes”.

“Unë pres që të vazhdojmë këtë bashkëpunim të mirë me Kosovën”, ka përfunduar presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin.

Share Messenger

Më të lexuarat