Presidenti Thaçi thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja!

7 Shares Share Messenger

Presidenti Thaçi ka paralajmëruar të mbajë konferencë për media sot në orën 18:00. Nuk dihet nëse këtë herë do t’i drejtohet opinionit me diçka të re apo do t’i përsërisë të njëjtat që po i thotë në konferencat e tij të shpeshtuara.Një praktikë e re e mbajtjes së konferencave të presidentit Hashim Thaçi është vërejtur gjatë ditës së djeshme. Konferencën e mbajti gjatë vikendit dhe në një lokacion tjetër.Në kohën kur qytetarët protestonin kundër tij me moton “një popull si nënshtrohet një njeriu”, Hashim Thaçi iu drejtua dy herë opinionit. Fillimisht u lajmërua nga Liqeni i Ujmanit, vizitë që e realizoni nën kontrollimin e forcave të shtuara të njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Më pas u kthye në Prishtinë për t’i ripërseritur idetë e vjetra në ambientet e objektit të FSK-së.

Siqoqoftë, zyra e tij sot ka dërguar njoftimin për media se Hashim Thaçi, sot (30 shtator), në orën 18:00, do të mbajë konferencë.

Share Messenger

Më të lexuarat