Presidenti Thaçi cakton Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re

Share Messenger

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka mandatuar Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

Thaçi, ka thënë se ka pranuar propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.

“Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion” ka shkruar Thaçi.

Ndërkohë, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se të shtunën do të formohet Qeveria e Kosovës.

“Aktualisht Veseli, Haradinaj, Pacolli dhe Limaj janë duke shqyrtuar procedurat e Kuvendit të Kosovës, që duhet t’i dorëzojmë disa nënshkrime dhe një kërkesë dhe besoj që të shtunën do të ndodhë seanca”, tha ai.

Ndryshe, Kadri Veseli u zgjodh sot Kryetar i Kuvendit pas 7 seancave të mbajtura për konstituim të Kuvendit, pasi në 6 të tjera kishte qenë e pamundur për shkak të numrave.

Share Messenger

Më të lexuarat