Presidenti i La Ligas, Tebas flet për Dembelen, Mbappen dhe Haalandin

Share Messenger

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas beson se francezi Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona këtë verë, ndërsa Kylian Mbappe do të transferohet te Real Madridi. Ai foli edhe për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Tebas foli në Radio Marca për një sërë çështjes, teksa e para ishte ajo e situatës së Dembeles me Barcelonën.

“Mendoj se Dembele nuk do të vazhdojë në La Liga”, ka thënë fillimisht Tebas.

Për Kylian Mbappe dhe raportet e fundit se ai do të qëndrojë në Paris Saint-Germain, Tebas edhe mendon të kundërtën.

“Unë mendoj se ai do të përfundojë duke nënshkruar për Real Madridin”, shtoi i pari i La Ligas.

Mediat në Madrid gjithashtu mohuan pretendimin e disa mediave franceze se Mbappe po mendonte të qëndronte dhe të nënshkruante një marrëveshje të re.
Së fundi, Tebas është pyetur edhe për Erling Haaland dhe nëse do të vinte te Barcelona gjatë verës.

“Është e pamundur”, përfundoi presidenti i La Ligas.

Share Messenger

Më të lexuarat